Objektivi kryesor i Solskjaer për mbrojtjen nuk largohet nga “dhelprat”

Futboll

Objektivi kryesor i Solskjaer për mbrojtjen nuk largohet nga “dhelprat”

Më: 31 mars 2019 Në ora: 07:22
Solskjaer

Mbrojtësi i Leicester dhe kombëtares angleze Harry Maguire nuk është në shitje. Sipas të përditshmes “Leicester Mercury”, çdo ofertë që do të vijë në adresë të mbrojtësit 26-vjeçar do të kthehet mbrapsht. Kjo prish shumë planet e trajnerit Solskjaer, që e dëshiron me çdo kusht lojtarin.

Drejtuesit e klubit të Leicester kanë bërë me dije se lojtari do të luajë të paktën edhe një sezon me “dhelprat” dhe më pas do të lihet i lirë. Kjo deklaratë ka “zënë mat” skuadrën e Manchester United, që prej muajsh synon të sjellë në “Old Trafford” mbojtësin e talentuar.

Harry Maguire është objektivi kryesor i “djajve” për repartin e mbrojtjes, por ky transferim tashmë bëhet i vështirë, duke parë se Leicester nuk synon ta shesë. Manchester United ka ofruar deri në 60 milionë stërlina për lojtarin, por deri më tani gjithnjë ka dështuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat