Icardi shënon, tifozët nuk festojnë: “Burrë m..., zhduku!”

Futboll

Icardi shënon, tifozët nuk festojnë: “Burrë m..., zhduku!”

Më: 3 prill 2019 Në ora: 23:25
Mauro Icardi

Mauro Icardi, në “Ferraris” kundër Genoa, rikthehet të luajë titullar pas pothuajse dy muajsh, por tifozët interistë nuk e falin.

Pikërisht gjatë nxehjes, ish-kapiteni zikaltër është vërshëllyer dhe kontestuar nga tifozët, të cilët nuk kanë kursyer ofendimet e tyre: “Burrë m..i, zhduku!”.

Nuk ka përfunduar me kaq inati i tifozëve, të cilët nuk kanë festuar as golin e shënuar nga argjentinasi, për të regjistruar atë rezultat provizor 0-2 për Inter. Icardi ka fituar një 11-metërsh, të cilin e ka shndërruar personalisht në gol, por kapo-ultrasit kanë bërë shenjë që askush të mos festojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat