Maradona sërish akuza gjyqtarëve dhe merr vendimin për të ardhmen - Bota Sot
Maradona sërish akuza gjyqtarëve dhe merr vendimin për të ardhmen

Futboll

Maradona sërish akuza gjyqtarëve dhe merr vendimin për të ardhmen

Më: 7 prill 2019 Në ora: 07:05
Diego Armando Maradona

Aventura e Diego Armando Maradona si trajner i Dorados mund të përfundojë në fund të këtij sezoni. Faji për këtë lamtumirë të parakohshme janë gjyqtarët dhe kritikat pafund që legjenda argjentinase e futbollit ka karshi tyre. Sipas Maradonës, gjyqtarët po penalizojnë skuadrën e tij, më i fundit në ndeshjen e barazuar ndaj Venados. Kjo ndeshje mund t’i garantonte Dorados kualifikimin në fazën play off.

“Pasi të përfundojë gjithçka (turneu), do të largohem nga Dorados”, tha Maradona pas ndeshjes gjatë konferencës për shtyp. Ai nuk i harroi akuzat karshi gjyqtarit të ndeshjes, që nuk i dha ekipit të tij një penallti. “Do të flas me presidentin. Ishte një penallti e qartë që nuk ka u dha”, tha Maradona.

Më tej, “Pipe de Oro” tha: “E dini përse nuk na dhanë penallti? Sepse të nesërmen do të shkruanin në media se penalltia u dha meqë është ekipi i Maradonës. Ndoshta jam unë ai që po pengoj Dorados, ndaj mund të largohem në fund të sezonit. Më vjen keq, ky është një vendim vetëm i imi. Jam i trishtuar, por nesër do të vazhdojmë punën. Ndeshja e ardhshme është “jetë a vdekje” për të siguruar play off-in”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...