Allegri: Festa e titullit ndaj Spalit? Më mirë pas Ajaxit - Bota Sot
Allegri: Festa e titullit ndaj Spalit? Më mirë pas Ajaxit

Futboll

Allegri: Festa e titullit ndaj Spalit? Më mirë pas Ajaxit

Më: 12 prill 2019 Në ora: 14:27
Massimiliano Allegri

Juventusi do të zbresë nesër në mesditë në fushë, për t’u përballur me Spalin në transfertë, një sfidë ku fitorja mund të përkthehet në triumfin edhe matematikisht, për herë të tetë radhazi në kampionatin italian.

Megjithatë Massimiliano Allegri ka kërkuar që futbollistët e tij të mos mendojnë për këtë, por të përqendrohen te sfida e të martës ndaj Ajaxit dhe vetëm më pas të nisin festën e titullit.

“Ndaj Spalit nuk do të jetë e lehtë, pasi është një skuadër që ka fituar të dy ndeshjet e fundit në fushën e saj, përfshi këtu edhe përballë Romës. Megjithatë do të preferoja që festa e titullit të vinte pas ndeshjes me Ajaxin, pasi tani të gjithë duhet të mendojmë për sfidën e të martës dhe ta mbyllim me sukses”, tha Allegri.

Tekniku bardhezi paralajmëroi se do të lërë në stol një pjesë të madhe të titullarëve, ndërsa tha se Ronaldo nuk do të jetë i grumbulluar, pasi nuk mund të rrezikohet për një ndeshje ku fitorja nuk është detyrim.

“Ronaldo nuk do të jetë, pasi edhe në Holandë ishte në limitet e rikuperimit dhe nuk kem pse ta rrezikojmë. Pastaj, duke pasur parasysh rëndësinë e sfidës së të martës, disa lojtarë do të çlodhen ndaj Spalit, ashtu si disa të tjerë e kanë të nevojshme. Do të luajë Kean, ndërsa në fushë mund të shkojë edhe ndonjë prej të rinjve Nicolussi e Coccolo”, tha tekniku i bardhezinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...