Milner nuk do shikojë derbin e Manchesterit, ja arsyeja

Futboll

Milner nuk do shikojë derbin e Manchesterit, ja arsyeja

Më: 22 prill 2019 Në ora: 19:42
James Milner

Mesfushori i Liverpool, James Milner, ka bërë të ditur se nuk do ta shikojë derbin në mes të Manchester City dhe Manchester United.

Zëvendës kapiteni i Liverpool nuk do të shikojë takimin duke pritur që ‘Citizens’ të lëshojnë pikë, në udhëtimin në ‘Old Trafford’ që skuadra e Guardiolas do ta ketë të mërkurën.

Ish reprezentuesi i Anglisë ka thënë se nuk e ka ndërmend të shpenzojë energji duke shikuar këtë takim.

“Unë nuk i shikoj ata, të jem i sinqertë. Është humbje energjie, apo jo, të shpresosh që topi të shkojë në gol dhe gjëra të tilla. Nuk mund të bëjë asgjë rreth kësaj” ka thënë Milner.

“Ndoshta do ta largojë telefonin për disa kohë dhe pastaj ta kontrollojë. Ndoshta do të shkoj të marr pak ushqim apo të bëjë ndonjë gjë” ka thënë tutje anglezi.

Tutje, mesfushori i Liverpool, i cili këtë sezon është preferuar shumë nga Jurgen Klopp, ka qeshur me situatën ku ai duhet të përkrahë skuadrën e United.

“Do të jetë hera e parë në jetën time” ka thënë ndër të tjerash lojtari që dikur mbronte ngjyrat e Manchester City.

Testi kundër Manchester United do të jetë i fundit i vështirë, të paktën në letër, për skuadrën e Pep Guardiola.

Liverpool në anën tjetër do të kenë punë me skuadrën tashmë të rënë nga Premierliga, Huddersfield.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat