Historia e Mink Peeters, që iu bashkua Real Madridit dhe e humbi revolucionin në Ajax

Futboll

Historia e Mink Peeters, që iu bashkua Real Madridit dhe e humbi revolucionin në Ajax

Më: 2 maj 2019 Në ora: 16:46
Mink Peeters

Kur Ajaxi i mahniti tifozët me një tjetër superparaqitje si mysafir në Ligën e Kampionëve, këtë herë në gjysmëfinale kundër Tottenhamit , Mink Peeters e kishte shikuar ndeshjen nga shtëpia. Historia e tij se si e humbi revolucionin e klubit holandez është mahnitëse.

Shumë tifozë menduan se Mink Peeters ishte më i miri i akademisë së Ajaxit, kur Real Madridi e transferoi atë në vitin 2014, në po të njëjtën vit kur u transferua edhe Marco Asensio, shkruan Marca.

“Los Blancos” shpresonin se holandezi do të ishte në gjendje ta formonte të ardhmen e skuadrës së Real Madridit, përkrah Asensios dhe Martin Odegaardit. Megjithatë, karriera e tij është dëmtuar nga lëndimet.

Peeters ishte pjesë e skuadrës U-17 të Ajaxit, ku bënte pjesë edhe Matthijs de Ligt. Megjithatë, ai e theu klavikulën e tij pothuajse menjëherë, përderisa po e luante një ndeshjen për ekipin e të rinjve të Real Madridit

Ai po luante përkrah Javi Sanchezit, Borja Mayoralit dhe Sergio Reguilonit, mirë nuk gjeti mjaftueshëm hapësirë në Real Madrid Castilla dhe vendosi të shkojë në VVV Venlo për të kërkuar më shumë minuta lojë.

Fatkeqësisht, ai nuk arriti të lë shenjë as në Venlo dhe ai e luajti aty vetëm një ndeshje, në Kupën e Holandës. Kur erdhi janari, ai u kthye në kryeqytetin spanjoll. Pasi u huazua në Almere City, ku gjithashtu pati probleme me vazhdimësi, ai e provoi fatin në ligën spanjolle Segunda B me Lleidan.

Ai nuk gjeti vend në formacionin e parë as aty dhe në janar të vitit 2019 u kthye në Real Madrid. Vetëm një muaj më vonë, kontrata e tij me Real Madridin përfundoi dhe tani ai është pa klub.

Peeters është një vit më i ri sesa Donny van de Beek, De ligt dhe Justin Kluivert. Por, përkundër që Real Madridi e transferoi duke e menduar si lojtarin më të mirë të akademisë së Ajaxit, karriera e tij nuk ka ecur mirë dhe ai mund të jetë duke shpresuar që të mos ishte larguar fare nga Amsterdami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat