Historia e Ndreçkës: La futbollin dhe debutoi në Seria A, Hysaj e ndihmoi

Futboll

Historia e Ndreçkës: La futbollin dhe debutoi në Seria A, Hysaj e ndihmoi

Më: 5 maj 2019 Në ora: 10:42
Angelo Ndreçka

Angelo Ndreçka ishte njeriu i momentit në kampionatin italian ditën e shtunë, por sigurisht dhe në Shqipëri. Djaloshi debutoi me ekipin e parë të Chievos në Seria A duke luajtur 90 minuta si titullar ndaj SPAL-it. 17-vjeçari preku një ëndërr që do e donin shumë futbollistë profesionistë. 

Futbolli është dhe çështje fati, pasi me Chievon e rrëzuar nga Kategoria, tekniku Domenico Di Carlo po i jep më shumë përparë elementit të ri. Mbrojtësi i krahut të majtë ka punuar shumë mirë dhe arriti të binte teknikun t'i jepte formacionin në humbjen 0-4 ndaj SPAL-it. Rezultati në plan të dytë, ndalemi aty ku duam më shumë, te shqiptari ynë. 

Ndreçka ka lindur më 24 shtator 2001 në Desenzano del Garda të Italisë. Talenti i tij pikasi që heret në kampionatet rajonale të moshave. Kur ishte fëmijë, pasioni i tij u ndal për disa muaj, pasi e la stërvitjen dhe nuk po luante më futboll. Ishte Alberto Locatelli që e bindi që të niste sërish futbollin dhe më pas karriera e tij mori për mbarë. 

Ai u integrua mjaft mirë me akademinë e Chievos dhe po luan si titullar te Primavera. 17-vjeçari është një ndër shtyllat e rëndësishme të ekipit. Mbrojtësi i majtë u thirr nga ekipi i parë dhe po stërvitet mjaft mirë. Kjo ka rënë në syrin e trajnerit Di Carlo që e grumbulloi për herë të parë me ekipin në sfidën ndaj Bolognas më 4 prill, që prej asaj kohe është bërë kontigjent i ekipit të parë. Në skuadrën e parë ai ka gjetur si kapiten lojtarin me origjinë shqiptare Përparim Hetemajn. Ky i fundit e ka mbështetur të riun. 

Shqiptari u grumbullua dhe në sfidën ndaj Napolit ku pati një takim të ngrohtë me Hysajn. Ky i fundit i dhuroi dhe fanellën e tij të riut të talentuar. Fitoren ndaj Lazios në Olimpico e pa sërish nga stoli, po ashtu dhe barazimin ndaj Parmës. Duhej të vinte data 4 maj e 2019 që të përjetonte emocionet e para në futbollin profesionist. Datë që do të skalitet përjetësisht në memorien e shqiptarit. 

"Ai po stërvitet shumë mirë", - tha numri një i stolit duke paralajmëruar aktivizimin e tij para ndeshjes. Përralla e Ndreçkës është përjetuar më shumë nga të gjithë nga vetë futbollisti. "Kur më thanë se isha pjesë e ekipit të parë isha mjaft i lumtur, diçka që nuk harrohet kurrë. Është falë prindërve të mi që jam këtu. E respektoj shumë trajneri Di Carlo dhe e falenderoj atë që më dha mundësinë të jem pjesë e ekipit të parë. Të jesh me ekipin e parë më ndihmon mua shumë të rritem. Kombëtarja? Jam shumë i lidhur me Shqipërinë, pavarësisht se kam lindur në Itali, nëse marr ftesë do ta pranoja me shumë kënaqësi", - ka thënë Ndreçka ndër të tjera. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat