Mariano Diaz vendos për të ardhmen

Futboll

Mariano Diaz vendos për të ardhmen

Më: 6 maj 2019 Në ora: 08:53
Mariano Diaz

Sulmuesi i Real Madrid, Mariano Diaz është i vendosur të qëndrojë te Real Madridi pavarësisht raportimeve se Eintracht Frankfurt e do atë si pjesë e marrëveshjes me Luka Jovic.

Sensacioni i Frankfurt, Jovic thuhet se ka arritur marrëveshje me Realin, pasi këtë sezon shkëlqeu duke shënuar 26 herë në 44 paraqitje.

Me 21-vjeçarin që duket se do largohet nga Bundesliga, Frankfurt i ka vënë syrin Diazit.

Diaz – i cili ka bërë vetëm 13 paraqitje në kampionat këtë edicion – shënoi dy herë në fitoren e Los Blancos 3-2 ndaj Villarrealit dje.

‘’Nuk kam një shkop magjik por dua të qëndroj te Realit’’, tha 25-vjeçari kur u pyet për të ardhmen e tij.

‘’Jam shumë i lumtur, i lumtur me golat dhe fitoren. Tani të vazhdojmë përpara’’, deklaroi sulmuesi i Republikës Domenikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat