Challandes vjen në Kosovë, ky është qëllimi

Futboll

Challandes vjen në Kosovë, ky është qëllimi

Më: 10 maj 2019 Në ora: 19:14
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes këtë fundjavë do të qëndrojë në vendin tonë.

Raportohet se në prag të ndeshjeve të Përfaqësueses, Challandes do të ketë takime me zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërsa do të jetë i pranishëm edhe në ndeshjen derbi të javës së 31-të të IPKO Superligës ndërmjet Prishtinës e Llapit.

Vazhdimisht është thënë se nga Superliga ka futbollistë që e meritojnë ftesën në Përfaqësuese dhe ky  do të jetë rast i mirë që Challandes t’i shohë nga afër disa prej tyre dhe eventualisht të ftojë ndonjërin nga lojtarët e Prishtinës apo Llapit.

Ndeshja zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe fillon në orën 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat