"E treta e vërteta", Roma synon rikthimin në Serinë A të trajnerit të njohur spanjoll

Futboll

"E treta e vërteta", Roma synon rikthimin në Serinë A të trajnerit të njohur spanjoll

Më: 11 maj 2019 Në ora: 00:59
Roma

Pas deklaratës së trajnerit Claudio Ranieri se do të largohet nga Roma në fund të sezonit, lista e kandidatëve që mund ta zëvendësojnë është e gjatë. Orët e fundit përflitet se skuadra verdhekuq është gati t’i besojë skuadrën një trajneri me shumë përvojë, si në Itali ashtu dhe në arenën ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për spanjolli Rafa Benitez, trajnerin aktual të Newcastle në Premier League. Gjithsesi, bashkëpunimi mes Benitez dhe bardhezinjve mund të ndërpritet këtë verë, ndaj Roma po mendon të rikthejë në Serinë A trajnerin 59-vjeçar. Një personazh që shihet me simpati nga drejtuesit e skuadrës kryeqytetase, që do t’i ofrojnë një ekip pretendent dhe me mjaft talente.

Benitez ka drejtuar fillimisht Interin në vitin 2010 (pas largimit të Mourinho) dhe më pas Napolin, për dy sezone (2013-2015), por pa lënë shumë gjurmë. Spanjolli nuk ka fituar asnjë titull në Serinë A, por përvoja e tij do ta ndihmonte Romën si në kampionat ashtu dhe në Europë. Në Itali, trajneri spanjoll ka fituar dy herë Superkupën e Italisë (me Inter dhe Napoli), një herë Kupën e Italisë (Napoli) dhe Botërorin e klubeve me zikaltërit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat