Mediat, Matijs De Ligt është i Barcelonës - Bota Sot
Mediat, Matijs De Ligt është i Barcelonës

Futboll

Mediat, Matijs De Ligt është i Barcelonës

Më: 14 maj 2019 Në ora: 16:46
Matijs De Ligt

Sipas ueb portalit të mirënjohur, Goal.com, skuadra e Barcelonës është pranë nënshkrimit me yllin e Ajaksit, Matijs de Ligt. Ai duket se do të ndjekë bashkëlojtarin e tanishëm, Frenki de Jong, që do të transferohet në “Camp Nou” për 78 milionë euro. Barcelona thuhet se ka arritur marrëveshjen, por do ta bëjë zyrtarizimin në ditët në vijim. Çmimi i kartonit të De Ligt varion nga 70 deri në 75 milionë euro. Largimi i De Ligt nga kryeqyteti holandez, para sfidës së gjysmëfinales e konfirmoi drejtori i klubit, Edvin van der Sar. Ish-portieri i famshëm tha se lojtari meritonte një klub të një niveli më të lartë, ndërsa dy destinacionet e mundshme do të ishin Barcelona ose Mançester Junajted.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...