Braziliani paralajmëron Gabriel Jesus: “Largohu prej andej!”

Futboll

Braziliani paralajmëron Gabriel Jesus: “Largohu prej andej!”

Më: 15 maj 2019 Në ora: 23:47
Gabriel Jesus

Në Premier League ky nuk ka qenë pikërisht viti i qendërsulmuesve. Njëlloj edhe për brazilianin e Manchester City, Gabriel Jesus, i cili ka prodhuar shumë më pak nga sa pritej prej tij.

Kaq ka mjaftuar që në kampin e “Qytetarëve” të spekullohet se klubi është i gatshëm ta sakrifikojë Jesus, me qëllim afrimin e Joao Felix. Në këto kushte, njëri që për golat di diçka, Rivaldo, ka një këshillë për bashkëkombasin e tij Brazilian.

“Si një talent i ri, mundet edhe të qëndrojë dhe punojë me Guardiolan, duke shpresuar që të ketë më shumë shanse, ose mund të largohet në një klub tjetër të niveli të njëjtë, për të tentuar të shndërrohet në titullar fiks”, u shpreh ish-futbollisti që në Europë bëri histori me Barcelonën dhe Milan.

“Mendoj se opsioni i dytë është zgjidhja më e mirë. Tashmë me City ka fituar eksperiencë dhe pjekuri. Duket gati për një sfidë të re në një skuadër tek e cila mund të rezultojë i një rëndësie më të madhe”, sugjeroi Rivaldo për Gabriel Jesus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat