Mbappe ka mundësi të largohet nga Parisi

Futboll

Mbappe ka mundësi të largohet nga Parisi

Më: 20 maj 2019 Në ora: 10:02
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ka ‘tronditur’ të gjithë Evropën duke pranuar se e ardhmja e tij mund të qëndrojë larg Paris Saint-Germain.

Fituesi i Kupës së Botës mori çmimin si ‘Lojtari më i mirë i Ligue 1’ dhe në fjalim tha se do të vazhdojë përpara.

Ai fillimisht ka thënë: ‘Sigurisht ka pasur shumë zhgënjime këtë sezon, por kjo është pjesë e futbollit’.

‘Ky është një moment shumë i rëndësishëm për mua, po mbërri në ndoshta pikën e parë apo të dytë të kthesës në karrierën time’.

‘Kam mësuar shumë këtu dhe mendoj se është ndoshta koha që të kemi më shumë përgjegjësi’.

‘Ndoshta në PSG, kjo do të më jepte kënaqësi të madhe, ose ndoshta diku tjetër për një projekt të ri’, përfundoi ylli francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat