Kosova me të ardhme të mirë në futboll, UEFA dhe FFK koordinojnë veprimet për projektet e ardhshme

Futboll

Kosova me të ardhme të mirë në futboll, UEFA dhe FFK koordinojnë veprimet për projektet e ardhshme

Më: 22 maj 2019 Në ora: 15:22
Konferenca per media

Në Kosovë për një vizitë është duke qëndruar shefi i Divizionit të Federatave Kombëtare të UEFA-s Thierry Favre i cili është takuar me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Përfaqësuesi i UEFA-s ka mbajtur një konferencë për media bashkë me kryetarin e FFK-së Agim Ademi.

Favre pohoi se Kosova ka pasur një periudhë të mirë të zhvillimit në futboll  dhe tregoi se lajme të mira do të vijnë në një të ardhme të shpejtë, por ai dëshiroi që këto lajme të mbesin surpriza për futbolldashësit kosovar.

Favre: Kosova ka përparuar në futboll, e pret një e ardhme më e mirë

“Jam i lumtur që jam sërish këtu. Ka kaluar kohë e gjatë që nga vizita ime e fundit në shtator e cila ishte e mrekullueshme, gjatë inaugurimit të stadiumit “Fadil Vokrri”...Kemi lajm të mirë për të dhënë që gjatë takimit në mëngjes më është prezantuar versioni i përmirësuar i qendrës së stërvitore në Obiliq, i cili është i mirë dhe besoj të fillojë këtë verë. Ndjej keqardhje për gjeneratën e re këtu meqë dy vjet të këtij projekti kanë shkuar huq. . E dyta, është për këto zyre. Ndoshta tashmë keni kushte më të mira se më parë, krahasuar me objektin tjetër, por besoj që do të keni vizion për të pasur një zyre  edhe më moderne dhe me gjasë do të përfitoni nga mbështetja financiare dhe teknike e UEFA-s.”, tha Favre.

Ndërsa kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi konfirmoi se nga sezoni i ardhshëm do të jetë një skuadër më shumë nga Kosova, në garat evropiane.

Ademi: Nga viti i ardhshëm 3 ekipe nga Kosova në garat evropiane

“Po është e vërtetë që në Budapest gjithmonë kemi marrë lajme të mira, dhe disi aty jemi pranuar dhe tash është bërë një lajm i mirë për ekipet, pasi që është shtuar një ekip. Në fakt kjo është shtuar nga Giorgio Marchetti i cili është përgjegjës për këtë punë, edhe pse nuk e kemi arritur  koeficientin por kemi bërë kërkesa të llojllojshme dhe sikur është shpërblyer puna jonë dhe klubet tona të cilat kanë qenë në gara evropiane vitin e kaluar kanë kaluar një fazë më lartë, Drita dhe Prishtina dhe aty është një poentë. Gjithsesi këtu impaktin e ka edhe kombëtarja jonë e cila është me një sukses të madh. Ajo është vendos por miratimi në njëfarë mënyrë siç thuhet bëhet në Baku për faktin se aty mblidhet komplet komiteti ekzekutiv.... Viti 20/21 do të na gjejë me sistem të ri të garave. Superliga do të jetë me 10 ekipe, dhe zinxhir edhe ligat tjera do të pësojnë ndryshime eventuale”, u shpr eh i pari i FFK-së.

Kujtojmë që kjo ishte një ndër vizitat e shumta që drejtuesi te organizmit më të lartë evropian të futbollit kanë bërë në Kosovë, sa i përket inspektimit të FFK-së, mirëpo bashkëpunim asnjëherë nuk ka munguar dhe këto dy institucione do të vazhdojnë koordinimin e veprimeve për projektet e ardhshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat