Tmerrohet nga komentet, ylli i Real Madrid: “Kam mbyllur të gjitha llogaritë në rrjetet sociale!”

Futboll

Tmerrohet nga komentet, ylli i Real Madrid: “Kam mbyllur të gjitha llogaritë në rrjetet sociale!”

Më: 22 maj 2019 Në ora: 18:48
Sergio Reguilon

Një sezon aspak ekzaltues ai i përjetuar nga Real Madrid. Los Blancos e kanë mbyllur këtë sezon në vend të tretë, plot 19 pikë pas Barcelonës, ndërsa në Champions League u ndalën në të tetat e finales, të eliminuar nga Ajax.

Një sezon që nuk ka lënë aspak shije të mirë te tifozët, sikurse konfirmon edhe vetë mbrojtësi i majtë i madrilenëve, Sergio Reguilon në një intervistë për “Marca”.  

“Në Madrid ka shumë presion dhe është shumë vështirë të distancohesh kur gjërat shkojnë keq. Unë kam mbyllur të gjitha llogaritë në rrjetet sociale, për të mos lexuar komentet, por është e paevitueshme që kur del nëpër rrugë, njerëzit të thonë: ‘shko pirdhu’, ose gjëra të tjera”, deklaroi Reguilon.

“Janë gjëra që ndodhin në këtë lloj pune. Profesioni ynë për fat është i ndjekur nga shumë persona dhe mund të ndodhë edhe kjo gjë. Janë fakte që duhen marrë në konsideratë dhe që janë pjesë e rrogës që marrim”, u shpreh mbrojtësi i Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat