Skenarët e frikshëm! - Bota Sot
Skenarët e frikshëm!

Futboll

Skenarët e frikshëm!

Më: 26 maj 2019 Në ora: 17:04
Milani

Kur mungon një ndeshje nga fundi i kampionatit italian, janë ende dy vende të papërcaktuara në garën për Champions League. Atalanta, Inter, Milan dhe Roma do të luftojnë me njëra-tjetrën në distancë dhe në 90 minuta do të synojnë të presin biletat për në Ligën e Kampionëve. Priten 90 minuta tensioni, ankthi dhe llogaritjesh.

Më vonë janë të gjithë skenarët e mundshëm se si mund të kapin Champions-in këto katër skuadra dhe çfarë ndodh nëse shkojnë me pikë të barabarta në fund.

Shkon Atalanta

– Nëse mund Sasuolon.

– Barazon me Sasuolon dhe Milani nuk e mund Spalin.

– Humbet me Sasuolon dhe Milani humbet me Spalin.

Shkon Interi – Nëse mund Empolin.

– Barazon me Empolin dhe Milani nuk e mund Spalin.

– Humbet me Empolin, por Milani dhe Roma nuk fitojnë.

Shkon Milani

– Nëse mund Spalin dhe Interi nuk mund Empolin.

– Nëse mund Spalin dhe Atalanta nuk e mund Sasuolon.

Shkon Roma

– Nëse mund Parmën, Milani dhe Interi humbasin, Atalanta nuk humbet dhe rikuperon golat diferencë që ka me Interin.

Barazim pikësh – Në rast se dy ose më shumë skuadra do të arrijnë në fund të ndeshjes me pikë të barabarta, atëherë do të ndërtohet një tjetër klasifikim mes këtyre skuadrave, i cili bëhet në bazë të dueleve direkte. Pastaj merret për bazë diferenca e golave në ndeshjet direkte dhe në fund diferenca e golave në total. Por këto janë skenarët:

– Nëse Atalanta dhe Milani kanë pikë të barabarta, në Champions shkon Milani.

– Nëse Interi dhe Milani kanë pikë të barabarta, në Champions shkon Interi.

– Nëse Atalanta, Interi dhe Milani kanë pikë të barabarta, në Champions shkojnë Inter dhe Atalanta.

– Nëse Interi dhe Roma kanë pikë të barabarta, në Champions shkon Interi.

– Nëse Interi, Milani dhe Roma kanë pikë të barabarta, në Champions shkon Interi.

– Nëse Atalanta, Roma dhe Interi kanë pikë të barabarta, në Champions shkojnë Atalanta dhe Roma.

– Nëse Atalanta, Inter, Milan dhe Roma kanë pikë të barabarta, në Champions shkojnë Milani dhe Interi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...