“Hazard duhet të shkojë, kurse Sarri të qëndrojë”

Futboll

“Hazard duhet të shkojë, kurse Sarri të qëndrojë”

Më: 27 maj 2019 Në ora: 22:42
Hazard

Ish-futbollisti i Chelsea mendon se Sarri duhet të qëndrojë, kurse Hazardit duhet t’i realizohet dëshira – të shkojë në Real Madrid.

Eden Hazard “duhet të shkojë” këtë verë, thotë ish mbrojtësi i Chelsea, Frank Leboeuf, por ka këshilluar drejtuesit e “Bluve të Londrës” që ta mbajnë Maurizio Sarrin.

Ish-futbollisti i Chelsea beson se më në fund Eden Hazard mund të transferohet në Santiago Bernabeu: “Eden ka edhe një vit kontratë, duhet të shkojë. Klubi duhet të mendojë në aspektin financiar”.

“Ata e ndalën atë vitin e kaluar kur dukej shumë afër transferimit në Real Madrid, dhe ka pasur një vit të mirë”.

“Nëse do të tentojnë ta mbajnë, mund të mos jetë i mirë siç është – sepse do të ishte qëndrim kundër dëshirës”.

“Duhet t’i urojmë fat dhe ta falënderojmë”.

Francezi foli edhe për Sarrin: “Nëse Sarri e fiton Europa League dhe tashmë janë kualifikuar edhe në Champions League, duhet të qëndrojë”.

“Duhet të gjeni stabilitetin, sikur Sir Alex Ferguson dhe Arsene Wenger, për të fituar shumë trofe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat