Lenglet flet për Griezmann: Jemi të gjithë të alarmuar

Futboll

Lenglet flet për Griezmann: Jemi të gjithë të alarmuar

Më: 30 maj 2019 Në ora: 20:21
Griezmann

Qendër mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet, ka komentuar së fundmi thashethemet për një transferim të mundshëm të Antoine Griezmann në kampin ‘Blaugrana’.

Lojtari i cili këtë sezon gëzoi minuta të shumta me skuadrën e Barcës, ndoshta edhe falë lëndimit të Samuel Umtiti, ka vlerësuar lart bashkëkombësin e tij, Antoine Griezmann, duke thënë se të gjithë janë të alarmuar para vendimit të tij final.

“Griezmann është një prej tre apo katër lojtarëve më të mirë në La Liga, duke qenë në këtë ligë për disa vite dhe ka shënuar shumë gola çdo sezon” ka thënë Lenglet.

“Ai është ylli kryesorë i Atletico Madrid dhe një nga yjet më të mëdhenj në La Liga. Ne nuk kemi folur për Barcelonën dhe ai nuk ka folur për të ardhmen e tij akoma” ka thënë tutje qendër mbrojtësi.

“Ne nuk e dimë se ku do të shkojë ai dhe ne duhet të presim. Të gjithë jemi nën alarm” ka thënë ndër të tjerash francezi.

Antoine Griezmann ka bërë të ditur se do të largohet nga Atletico dhe Barca shihet si destinacion i mundshëm, por raportimet nga Spanja thonë se lojtarët e skuadrës katalane nuk e duan atë, duke ‘mjegulluar’ kështu situatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat