Bayerni dorëzohet për Sanen

Futboll

Bayerni dorëzohet për Sanen

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 16:01
Leroy Sane

Kampionët e Gjermanisë kanë hequr dorë nga ylli i Manchester Cityt.

Leroy Sane ka qenë dëshira e madhe e Bayern Munichut për këtë afat kalimtar dhe këtë e kishte konfirmuar edhe presidenti i bavarezëve, Uli Hoeness.

Problem për kalimin e reprezentuesit gjerman në Allianz Arena, është shifra e lartë që kërkon Manchester City prej 100 milionë eurosh.

Në një intervistë për gazetën Kicker, Hoeness ka thënë që kërkesat e Cityt janë të papranueshme për Bayernin.

“Tani jam mjaft skeptik dhe më duket se nuk do të funksionojë”, ka deklaruar Hoeness.

“Shifrat që ata kërkojnë janë të çmendura”.

Tani Bayerni do të kërkojë një lojtar tjetër, pasi mundësitë që Sane të kthehet në Bundesligë janë shumë të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat