Zyrtare: Kjo është e ardhmja e Chiesas

Futboll

Zyrtare: Kjo është e ardhmja e Chiesas

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 16:13
Federico Chiesa

Fiorentina ka lëshuar një deklaratë që pohon se Federico Chiesa do të qëndrojë në klub edhe sezonin e ardhshëm.

Interi dhe Juventusi kanë qenë të interesuar për Chiesan, por Fiorentina këmbëngul se 21-vjeçari do të jetë një lojtar i tyre edhe në stinorin vijues.

“Ne kemi lexuar lajme të vazhdueshme për të ardhmen e Chiesa dhe ai do të luajë këtu sezonin e ardhshëm”, lexohet në deklaratën e klubit.

“Pronarët e tanishëm do të dëshironin të theksonin se Federico është një lojtar i Fiorentines, i lidhur me klub me një kontratë të gjatë dhe për këtë arsye, sa i përket kësaj, ai do të luajë në Firence në sezonin e ardhshëm.”

“Ai duhet të jetë një lojtar simbolik për ekipin që do të ndërtojmë”, përfundohet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat