Mesi: Djali im, Mateo bën tifo për Liverpulin

Futboll

Mesi: Djali im, Mateo bën tifo për Liverpulin

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 09:28
Leo Messi me familjen

Lionel Mesi ka rrëfyer se si djali i tij Mateo bën tifo për Real Madrid për të nevrikosur vëllain e tij Tiago. Mateo, i cili do të mbushë 4 vjeç në shtator, vendos të marrë një pozicion kundërshtar kur vjen puna e çështjeve të futbollit, më së tepërmi për të nevrikosur vëllain e tij më të madh. Faktin e ka konfirmuar vetë ylli argjentinas i Barcelonës, Messi.

“Ndonjëherë televizori është i ndezur dhe ai feston për golat e Real Madrid. Djali im Tiago nevrikoset dhe Mateo bën tifo për ata që ta mërzisë edhe më shumë”, tregoi Mesi për “TyC Sports”. Rrëfimi i Messit vijon edhe më tej teksa tregon se acarimi që shkakton Mateo nuk i adresohet vetëm të vëllait, por synon të tallet edhe me vetë “Pleshtin”: “Ne po luanim në shtëpi dhe do të bënim gjuajtje. Mateo më tha: ‘Ti je Barça, ndërsa unë Liverpul, sepse do të të mund ty. Ai ka shumë për të mësuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat