Nga Inter tek Inter, vjen oferta e çuditshme për Icardin

Futboll

Nga Inter tek Inter, vjen oferta e çuditshme për Icardin

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 11:42
Mauro Icardi

Agjencia argjentinase e lajmeve "Telam" ka bërë të ditur se Mauro Icardi ka marrë një ofertë të bujshme. 

Sulmuesi ka dëshirë të qëndrojë tek Inter-i dhe ka qenë i qartë në lidhje me këtë, por ku i dihet nëse do të pranonte ofertën e një Inter-i tjetër, atë të Miami-t, që e do argjentinasin në MLS për kampionatin 2020, kur klubi do të jetë zyrtarisht pjesë e kompeticionit. 

Pronari i Inter Miami-t është David Beckham (i vënë në shënjestrën e avokatëve zikaltër për emrin e klubit), i cili po kërkon të ndërtojë një ekip yjesh dhe ka menduar për interistin. Sipas shtypit argjentinas, legjenda e futbollit anglez ka kontaktuar stafin e futbollistit. 

Emrat e tjerë për të cilët interesohet Inter Miami janë Luis Suarez, James Rodriguez dhe Antonio Valencia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat