Shtyllat dhe gafa e portierit eliminojnë Malaga-n, Bare mbetet jashtë La Liga-s - Bota Sot
Shtyllat dhe gafa e portierit eliminojnë Malaga-n, Bare mbetet jashtë La Liga-s

Futboll

Shtyllat dhe gafa e portierit eliminojnë Malaga-n, Bare mbetet jashtë La Liga-s

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 09:38
Malaga- Deportivo La Coruna

Shanset ishin minimale, gati gati inekzistente, por tashmë është zyrtare: nuk do të ketë finale shqiptarësh mes Keidi Bare dhe Rey Manaj në play-off për një vend në La Liga të Spanjës. 

Skuadra e Malagës, aty ku aderon shqiptari i përfaqësueses Shpresa U-21 Keidi Bare është eliminuar pas humbjes së dyfishtë përballë Deportivo La Coruna, respektivisht 0-1 në takimin e kthimit dhe 2-4 në përballjen e parë në transfertë, për një rezultat të përgjithshëm 2-5.

Fitorja e Deportivos me rezultatin 2-4 në takimin e parë gjysmëfinal të play-off ka ndikuar jo pak në lojën dhe në fatin e takimit të kthimit. 

Fati nuk i ka buzëqeshur shqiptarit Bare dhe skuadrës së tij në këtë takim të dytë, me shtyllat që kanë ndalur përmbysjen e kërkuar, sikurse dhe me gafën e portierit, që në minutën e 82’ i ka dhuruar Deportivos golin e fitores 0-1. 

Në të vërtetë, ka qenë pikërisht skuadra e Malagas ajo që ka dominuar 45’ minutat e parë të sfidës, duke goditur dy herë shtyllën, fillimisht në të 11’ dhe më pas në të 43’, në të dy rastet me të njëjtin protagonist, Ontiveros.

Edhe në fraksionin e dytë të lojës vendasit kanë vijuar të kërkojnë golin, por Deportivo ja ka dalë me sukses të mbrohet, madje duke arritur të fitojë takimin dhe të sigurojë përfundimisht kualifikimin për në finalen e play-off falë golit të shënuar nga Bergantinos në të 82’, që ka zënë të papërgatitur portierin e Malaga, Munir. Ky i fundit në tentativë për të grushtuar goditjen e kundërshtarit, ka dërguar topin brenda portës së tij.

Tashmë Deportivo La Coruna do të ndeshet në finale të play-off për një vend në La Liga me finalisten tjetër që do të përcaktohet të dielën pas takimit të dytë gjysmëfinal mes Mallorca dhe Albacete. Skuadra e Albacete, aty ku aderon sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, është në disavantazhin e dy golave pas takimit të parë gjysmëfinal të përfunduar me rezultatin 2-0 në favor të Mallorca.

Malaga- Deportivo La Coruna 0-1 (2-5)

Shënues: Bergantinos 82’

Málaga: Munir; Cifu, Pau Torres, Luis Hernández, Juankar; Keidi Bare, Adrián, Hicham, Ontiveros; Harper, Blanco Leschuk.

Deportivo: Dani Giménez; Bóveda, Domingos Duarte, Somma, Saúl García; Vicente Gómez, Bergantiños, Edu Expósito; Nahuel, Pedro Sánchez, Carlos Fernández.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...