Man Utd afër marrëveshjes me mbrojtësin holandez

Futboll

Man Utd afër marrëveshjes me mbrojtësin holandez

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 09:28
Denzel Dumfries

Manchester United i ka vënë sytë në yllin e Holandës, Denzel Dumfries, në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, sipas The Sun.

Ole Gunnar Solskjaer po konsideron edhe opsionet e tjera si Thomas Meunier të PSG-së, ndërsa bisedimet me mbrojtësin e Crystal Palace Aaron Wan-Bissaka kanë ngecur.

Ylli i PSV Eindhoven, Dumfries ishte në ekipin e Holandës që mundi Anglinë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

23-vjeçari është në dispozicion për rreth 25 millionë funte dhe është lloji i lojtarit të ri, premtues që mund të zhvillohet në klub.

Në rast se përfundimisht negociatat me Wan-Bisskan do dështojnë, atëherë opsioni ideal mbetet ai i Dumfries.

Revolucioni që po përgatitet nga Ole Gunnar Solskjaer mbështetet kryesisht në talentet e rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat