E akuzuan për spiunazh, Tite betohet “për kokë” të Brazilit të tij

Futboll

E akuzuan për spiunazh, Tite betohet “për kokë” të Brazilit të tij

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 13:33
Tite

Trajneri i ekipit brazilian u betua në një konferencë për shtyp se ajo që u tha në lidhje me një dron, që spiunonte stërvitjen e Perusë, ishte diçka e rreme. Ai u përqendrua te kundërshtari dhe i uroj Neymar shërim të shpejtë.

Ndryshimet në sulm - "Nuk do ta them formacionin, por kemi lojtarë të mjaftueshëm, me karakteristika të ndryshme, që i japin ekipit gjëra të rëndësishme".

Fernandinho - "Nuk do të jetë kundër Perusë, e konfirmoj këtë. Nuk është mirë fizikisht".

Formacioni kundër Perusë - "Nuk mund ta them. I kam parë duke punuar fort të gjithë lojtarët, i di nevojat që kam për t’iu kundërvënë Perusë, ndaj e kam në mendje formacionin. Ndoshta luajmë me modulin 4-1-4-1, nuk mund të them më tepër”. 

Sulmi - "Procesi krijues duhet të përmirësohet dhe të përkthehet në finalizim të rasteve të krijuara. Mungesa e finalizimit na kushton, por dje kemi punuar mirë në këtë drejtim”. 

Coutinho - "Jam i kënaqur me të, mund të përmirësohet akoma. Të gjithë lojtarët duhet të krijojë dhe është e padrejtë për ta vënë barrën kryesore te një lojtar, si Firmino, Allan, Arthur... Çdo futbollist duhet të prodhojë lojë".

Vizita e Neymar - "Ai erdhi për një vizitë te dr. Rodrigo Lasmar. E takova, i dhashë një përqafim dhe i urova shërim sa më të shpejtë”. 

Spiunim stërvitjes së Peru - "Betohem se nuk e kam bërë diçka të tillë, as kam ngritur dron për të filmuar si stërvitet Peruja. Kur stërvitja e kundërshtarit është e hapur, dërgoj ndonjë njeri ta shikojë; në qoftë se ajo është e mbyllur, as marr mundimin ta spiunoj. Nuk e kam bërë kurrë atë gjë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat