Fenerbahce pas Mustafit

Futboll

Fenerbahce pas Mustafit

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 16:24
Fenerbahce pas Mustafit

Sipas mediave në Angli, menjëherë pas humbjes së Arsenalit nga Chelsea në finale të Ligës së Evropës (4:1) në maj, trajneri spanjoll Unai Emeri, i kishte kërkuar drejtuesve të klubit ta shesin Mustafin.
Ndërkohë, mediat turke raportojnë se Fenerbahce e do Mustafin, të cilin e vlerëson për stilin e lojës.

Sipas uebsajtit turk Aksam, klubi turk ka nisur kontaktet me menaxherin e Mustafit, i cili i ka edhe dy vjet kontratë me klubin londinez. Më 2016, Mustafi u ble për një shumë të lartë prej 40 milionë euro nga Valencia.

Thuhet se Fenerbahce e pëlqen faktin se Mustafi e ka përvojën e duhur dhe ka aftësi të luajë me të dy këmbët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat