Pochettino: Nuk e kam lirinë e Guardiolas dhe Kloppit

Futboll

Pochettino: Nuk e kam lirinë e Guardiolas dhe Kloppit

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 00:12
Mauricio Pochettino

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino ka thënë se nuk është vendimi i tij nëse duhet të vendos se lojtarët më të mirë duhet të qëndrojnë apo të largohen.

Harry Kane dhe Christian Eriksen janë të lidhur me ekipin spanjoll, Real Madrid.

“Në Tottenham, Chelsea, Arsenal nuk e kemi të drejtën ashtu si e kanë Pep Guardiola e Jurgen Kloop.

Guardiola e ka krejt kontrollin në City, mirëpo në Tottenham e klube tjera është ndryshe”, tha ai.

Ai tha se për të shitur lojtar ose për të blerë varet nga menaxheri.

“Presidenti jonë, Daniel Levy i ka nën kontroll, nuk është fuqia ime, e dua Harry Kane dhe Christian Eriksen, por nuk është vendimi im nëse ata do të qëndrojnë apo të largohen”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat