Pas largimit nga Chelsea, gjiganti spanjoll shpreh interesim për Higuainin

Futboll

Pas largimit nga Chelsea, gjiganti spanjoll shpreh interesim për Higuainin

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 16:34
Gonzalo Higuain

Pas përfundimit të aventurës në Premier Ligë te skuadra e Chelseas, Gonzalo Higuain mund rikthehet në La Liga.

Gonzalo Higuain mund të rikthehet në Spanjë, por kësaj radhe te rivali lokal i Real Madridit, Atletico Madrid.

Sulmuesi argjentinas u rikthye te Juventusi, pas përfundoi huazimin te Chelsea. Mirëpo, sipas të gjitha gjasave Higuain duhet të mendojë transferimin te ndonjë skuadër tjetër, pasi që nuk pritet të përfshihet në planet e Juventusit.

31 vjeçari ka kontratë të vlefshme me Juventusit deri në verën e vitit 2021, teksa dje vëllau dhe agjenti i tij, Nicola Higuain, konfirmoi se Gonzalo në Itali do të jetë pjesë vetëm e Juventusit.

Sipas raportimeve nga “Goal.com”, Atletico Madrid është skuadra që ka shprehur interesim për transferimin e tij. Me Antoine Griezmann tashmë të larguar, Alvaro Moratan e huazuar nga Chelsea dhe me Diego Costan jashtë forme, trajneri i Atleticos, Diego Simeone, po mendon transferimin e Gonzalo Higuainit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat