Agoume firmos për disa vite me Interin

Futboll

Agoume firmos për disa vite me Interin

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 18:29
Agoume firmos për disa vite me Interin

Lucien Agoume u zyrtarizua si futbollist i Interit. Mesfushori francez 17-vjeçar, i cili cilësohet si “Paul Pogba i ri”, nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me skuadrën zikaltër dhe do të vihet në dispozocion të Antonio Contes.

Agoume kreu vizitat mjekësore në fillim të javës dhe më pas nënshkroi me Interin, që pagoi 4.5 milionë euro në arkat e Socheaux, për të marrë 17-vjeçarin, i cili luajti plot 16 ndeshje në Ligue 2 të Francës, këtë sezon.

Mesfushori ka një shtatlartësi të konsiderueshme prej 185 centimetrash dhe luan para mbrojtjes, teksa përveç fizikut, dallohet për zgjuarsinë taktike dhe vizionin e saktësinë në shpërndarjen e lojës. Agoume vlerësohet shumë edhe për karakterin prej lideri që shfaq në fushë dhe dhomat e zhveshjes.

Tashmë mesfushori do të vihet në dispozicion të Antonio Contes duke filluar nga e hëna në Lugano, ku do të tentojë të bindë teknikun për të qëndruar me skuadrën zikaltër, por nuk përjashtohet mundësia që të huazohet në ndonjë skuadër tjetër italiane, për të fituar eksperiencë. E nëse me Agoume u mbyll gjithçka, janë komplikuar sërish negociatat për transferimin në Milano të mesfushorit 22-vjeçare të Cagliarit, Nicolo Barrela. Ky i fundit refuzoi Romën pak ditë më parë, për një transferim te skuadra e Interit, por drejtuesit zikaltër janë ende larg plotësimit të kërkesave të Cagliarit.

Në orët e fundit, presidenti i sardëve, Tommaso Giulini i ka ofruar Barrelas një kontratë të re, që parashikon dyfishin e pagës dhe një klauzolë prishjeje në vlerën e 50 milionë eurove, ndërsa mësohet se edhe 22-vjeçari e ka përkrahur këtë ide.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat