Pothuajse e kryer: James transferohet në Serie A

Futboll

Pothuajse e kryer: James transferohet në Serie A

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 14:11
James Rodriguez

James Rodriguez do të përfundojë te Napoli.

Ylli i Kombëtares së Kolumbisë, James Rodriugez, do të largohet nga Real Madrid, për t’iu bashkuar Napolit në Serie A.

Siç raporton ‘Il Mattino’, skuadra nga Serie A po punon për të përfunduar detajet e fundit, para se James të zyrtarizohet si lojtar i tyre.

27 vjeçari te Napoli, do të gjejë edhe Carlo Ancelottin, me të cilin ka punuar te Real Madrid dhe Bayern Munich.

Gjatë karrierës së tij, James ka veshur edhe fanellën e Banfield, Portos dhe Monacos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat