Buffon refuzoi dy ekipet “big” të Premier League për Juventus - Bota Sot
Buffon refuzoi dy ekipet “big” të Premier League për Juventus

Futboll

Buffon refuzoi dy ekipet “big” të Premier League për Juventus

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 18:43
Gigi Buffon

Portieri legjendar italian Gigi Buffon ka refuzuar dy oferta nga Premier League pas divorcit me PSG-së. sipas të përditshmes “Daily Mail”, portierin 21-vjeçar e kanë kërkuar dy ekipet e Manchesterit, United dhe City, por ai vendosi të rikthehet te Juventusi.

Edhe pse ofertat që erdhën nga Anglia ishin shumë më të mira se ajo e Juventusit, portieri duket se vendosi të dëgjojë zemrën, duke u rikthyer te skuadra ku ka luajtur shumicën e karrierës së tij.

Gjithsesi, në këtë vendim ka ndikuar edhe fakti se Buffon nuk ka pranuar të jetë portieri i dytë në asnjë nga këto dy skuadra. Te City titullar është braziliani Ederson, ndërsa tek United në portë luan spanjolli David De Gea.

Edhe tek Juventusi ai do të jetë portier i dytë, por legjendës Buffon i duhen vetëm 8 ndeshje për të qenë lojtari me më shumë takime në Serinë A. Ndërkohë që, ai ëndërron triumfin në Champions League me bardhezinjtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...