Roma kontakton Milanon për Suso

Futboll

Roma kontakton Milanon për Suso

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 20:48
Suso

Skuadra e Romës është gati që të bëjë një lëvizje të madhe në merkaton e verës.

‘Calciomercato’ raporton se skuadra e Romës ka kontaktuar Milanon për transferimin e mundshëm të spanjollit Suso.

25 vjeçari që diku luante me Liverpool mendohet se do të vazhdojë kontratën në ‘San Siro’, por Roma kanë pyetur për çmimin e tij.

Nuk besohet se skuadra nga kryeqyteti do të paguaj më shumë se 30 milionë euro për lojtarin.

Suso ka regjistruar tetë gola dhe ka shtuar nëntë asistime në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat