E pabesueshme ku mund të përfundojë Sturridge - Bota Sot
E pabesueshme ku mund të përfundojë Sturridge

Futboll

E pabesueshme ku mund të përfundojë Sturridge

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 16:39
Daniel Sturridge

Ish-sulmuesi i Liverpool, Daniel Sturridge po raportohet se është afër marrëveshjes me ekipin e Bolognas.

Sturridge është tani një lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Liverpoolin dhe Sunday Express pretendon se Bolonga i është afruar anglezit.

Teksa skuadra italiane po përgatit ofertën për 29-vjeçarin, ky i fundit duhet të përgatit ulje për pagën e tij pasi fitoi 133 mijë euro në javë te ‘Të Kuqtë’.

Sturridge shënoi 67 gola në 160 ndeshje pas gjashtë e gjysmë sezoneve me L’poolin, duke ndihmuar ata që të fitonin Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Megjithatë, mungesa e formës dhe problemet e tij fizike e zbehën talentin e tij në ‘Anfield’ përgjatë kësaj kohe.

Sulmuesi gjithashtu është monitoruar nga Rangers dhe Aston Villa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...