De Gea pranë rinovimit - Bota Sot
De Gea pranë rinovimit

Futboll

De Gea pranë rinovimit

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 12:16
De Gea

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka konfirmuar se David De Gea është në prag të nënshkrimit të një kontratë të re, nga e cila do të përfitojë 375 000 paundë në javë.

Klubi më në fund kanë bërë një përparim në negociatat me përfaqësuesit e De Geas, që tashmë ka pranuar të nënshkruajë marrëveshjen e re afatgjatë sapo United të kthehet nga turneu veror.

Solskjaer tha se De Gea do të luajë në ndeshjen e dytë të Manchester United kundër Leedsit, në stadiumin “Optus”, të mërkurën, teksa dha indiciet për marrëveshjen e arritur me spanjollin.

“E kam thënë edhe më parë, shpresojmë se do ta mbyllim marrëveshjen me David. Do të jetë vetë De Gea që do ta japë njoftimin.”

Solskjaer konfirmoi se Romelu Lukaku, i përfolur për një kalim të mundshëm tel Interi, do të jetë gati për takimin me Leedsin, pasi humbi ndeshjen e parë ndaj Perth Glory-t, e fituar 2-0 nga “Djajtë e Kuq”.

“Ditën kur të fillojë kampionati, unë jam i sigurt që të gjithë këta që janë këtu do të japin absolutisht gjithçka për Man United. Ne duam një ekip të fortë me lojtarë që japin gjithçka. Ka thashetheme dhe spekulime për lojtarët, por kur të fillojë Premier League do t’u qepim gojën të gjithëve e do të qëndrojë të bashkuar si skuadër.”

Nga fjalët e Solskjaer kuptohet qartë se Manchester United nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e sulmuesit belg.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...