Lampard vendos për të ardhmen e Willian - Bota Sot
Lampard vendos për të ardhmen e Willian

Futboll

Lampard vendos për të ardhmen e Willian

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 18:10
Willian

Frank Lampard do të bllokojë largimin e Willian nga Chelsea.

Ylli brazilian është në mesin e emrave që përflitet për një largim nga Chelsea këtë afat kalimtar.

Chelsea këtë verë nuk ka të drejtë të transferojë lojtar shkaku i një dënimi nga FIFA, dhe Frank Lampard duke qenë i hendikepuar në tregun e transferimeve, nuk dëshiron të lejojë largimin e Willian.

Lajmi bëhet i ditur nga Daily Express, që raporton se trajneri i ri i Chelsea, tashmë ka vendosur të mos lejojë largimin e 30 vjeçarit.

Willian te Chelsea është transferuar në vitin 2013 nga Anzhi, dhe ka kontratë me ‘Blutë’ deri në verën e vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...