Juventusi mundet me 3:2 - Bota Sot
Juventusi mundet me 3:2

Futboll

Juventusi mundet me 3:2

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 16:27
Juventusi mundet me 3:2

Juventusi i Maurizio Sarrit ka debutuar me humbje në International Champions Cup, pasi u mposht me rezultatin 3:2 nga Tottenhami, në sfidën e zhvilluar në Singapor.

Me Ronaldon e Buffon titullarë, brdhezinjtë vuajtën jo pak në pjesën e parë, teksa anglezët kaluan në avantazh në minutën e 30’, me anë të sulmuesit argjentinas Eric Lamela.

Në fillim të pjesës së dytë Sarri hodhi në fushë Higuain e Rabiot, ndërsa ishte pikërisht argjentinasi që barazoi në minutën e 56 dhe Cristiano Ronaldo kaloi bardhezinjtë në avantazh në minutën e 60’.

Megjithatë avantazhi i juventinëve zgjati vetëm 5 minuta, pasi braziliani Lucas riktheu baraspeshën, ndërsa në minutat shtesë, ishte kapiteni i anglezëve Harry Kane, ai që shënoi dhe i dha fitoren Tottenhamit.

Në këtë takim debutoi edhe anglezi De Ligt, i cili u aktivizua në minutën e 64-t në vendin e Leëonardo Bonuccit. Takimi i radhës i bardhezinjve do të jetë të mërkurën në mbrëmje, përballë Interit në Nanjing.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...