Mendy i bashkohet listës të së lënduarve tek Real Madrid

Futboll

Mendy i bashkohet listës të së lënduarve tek Real Madrid

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 23:39
Ferland Mendy

Një nga transferimet më të mëdha të kësaj vere tek Real Madrid, Ferland Mendy, i është bashkuar listës të së lënduarve tek skuadra.

Mbrojtësi i majtë, i cili erdhi tek ‘Los Blancos’ këtë verë nga Lyon, është një nga shqetësimet e radhës për Zinedine Zidane, pas dëmtimit të pësuar.

Mendy është lojtari i dytë për të cilin konfirmohet lëndimi, pas emrit të Marco Asensio.

Sipas ‘AS’, Mendy do t’i mungojë skuadrës për më shumë se një muaj.

Lojtari ka pësuar një dëmtim në muskulin e djathtë, dhe nuk pritet të rikuperohet para një muaji.

24 vjeçari do të jetë jashtë fushave të blerta për këtë kohë, dhe do të jetë një nga problemet e radhës për trajnerin Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat