Çfarë po ndodh me Hysaj, mediat italiane tregojnë të ardhmen e shkodranit - Bota Sot
Çfarë po ndodh me Hysaj, mediat italiane tregojnë të ardhmen e shkodranit

Futboll

Çfarë po ndodh me Hysaj, mediat italiane tregojnë të ardhmen e shkodranit

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 06:14

Elseid Hysaj nuk do të qëndrojë më tek Napoli. Kështu ka pohue edhe menaxheri i shkodranit, i cili tashmë është në kërkim të një aventure të re. Pasi dështoi tek kalimi në La Liga tek Atletiko Madrid, Hysaj ka dy mundësi transferimi deri tani, Tottenham dhe Roma.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, pista më konkrete mbetet Roma. Trajneri i ri i Romës ka vendosur që Florencin ta kalojë përpara ç’ka bën që krahu i djathtë i mbrojtjes të jetë bosh.

Në këtë pikë, Hysaj është kthyer në një emër fiks, një lojtarë i cili di të mbroj me fantaizëm, por që nuk është nga më të mirët për të dalë me topin përpara, por atë rol do ta mbuloj Florenzi.

Pengesë për një transferim të tillë mbetet kërkesa e Napolit, 20 milion euro, një shumë e madhe për Romën. Drejtori Sportiv i verdhekuqve, Petrachi, po punon mbi këtë temë, për të gjetur formulën e duhur për transferimin e mbrojtësit kuqezi në kryeqytetin italian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...