Iniesta: Është ndjenjë speciale të luajë kundër Barcelonës

Futboll

Iniesta: Është ndjenjë speciale të luajë kundër Barcelonës

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 17:53
Andres Iniesta

Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta, ka dhënë disa komente interesante para përballjes me ish skuadrën e tij.

Barcelona do ta mbyll turneun në Azi me ndeshjen që e luan kundër Vissel Kobe, anëtar i së cilës skuadër është edhe Andres Iniesta.

Iniesta është shprehur mjaft i lumtur për ndeshjen që do ta luajë, duke thënë se është privilegj që luan kundër Barcës.

“Në aspektin personal, do të jetë ndjenjë speciale  që të përballem me ish kolegët e mi” ka thënë fillimisht Iniesta.

“Ne do të mundohemi që të bëjmë një ditë interesante për tifozët. Do të jet qejf i madh për tifozët japonez” ka thënë tutje Iniesta.

Barca dhe Vissel Kobe do të takohen nesër, në një ndeshje miqësore, me fillim nga ora 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat