“Kemi disa oferta për Dybala”

Futboll

“Kemi disa oferta për Dybala”

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 23:08
Paulo Dybala

“Kemi disa oferta dhe disa janë interesante” për Paulo Dybala, ka konfirmuar nënpresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, i cili nuk ka përjashtuar shitjen e tij

La Joya ishte lidhur me një kalim të Manchester United, Paris Saint-Germain madje edhe me Interin si pjesë e shkëmbimit me Mauro ICardin.

Gjatë ceremonisë së shortit në Serie A për sezonin 2019-20, Nedved është pyetur specifikisht për atë çfarë do të bëhet me Dybala.

“Kemi disa oferta, disa janë interesante, por ne duhet të presim për të vepruar konkretisht, kështu që ne do të vendosim kur të jemi të qetë dhe me arsye”.

Kjo thashetheme vjen pasi që në mbrëmje u raportua që Juventusi i ka thënë Dybalasë që ai është në treg dhe mund të largohet për çmimin e duhur, por argjentinasi dëshiron të qëndrojë pasi që dëshiron të luajë nën urdhrat e trajnerit Maurizio Sarri.

Nedved po ashtu është pyetur për raportet që shkruajnë se targeti i Interit, sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku mund të përfundojë në Juve.

“Të fitosh tetë herë radhazi titullin e Serie A, ne e dimë që kemi një skuadër të fortë tashmë. Natyrisht, tregu i transfereve është i hapur dhe ne do të përpiqemi ta riforcojmë skuadrën”.

“Nuk do të përfshihem në detale sepse nuk dua të flas për individ, por le të themi se ne jemi duke punuar në këtë aspekt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat