Guardiola ia vendos “kufirin te thana” Bayernit, ja shifra që kërkon për Sane

Futboll

Guardiola ia vendos “kufirin te thana” Bayernit, ja shifra që kërkon për Sane

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 09:27
Leroy Sane

Bayern Muncih nuk heq dorë, vijon të tentojë në mënyrë të ethshme për shërbimet e yllit të kombëtares së Gjermanisë. Megjithatë, pengesa financiare është e jashtëzakonshme.

Manchester City ka vendosur çmimin e kripur prej 145 milionë stërlina për Leroy Sane, ndërsa kampionët e Bundesligës synojnë një shumë më të ulët për anësorin. Kështu bën me dije “The Sun”.

Futbollisti në fjalë është lidhur prej kohësh me një transferim te kampionët gjermanë, por fituesit e dy titujve radhazi të Premier Legue kanë mbetur të zemëruar nga sjellja e palës bavareze. Nëse Bayern Muncih do të paguajë përfundimisht shifrën e madhe që kërkojnë “qytetarët”, atëherë Sane do të bëhet një nga transferimet më të shtrenjta në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat