Haliti blindohet me kontratë 5 - vjeçare nga Llapi.
"Qendërmbrojtësi shtatlartë, Taulant Haliti ka nënshkruar kontratë profesionale me Llapin. Haliti i bashkohet vargut të shumtë të futbollistëve të rinj që premtojnë shumë në të ardhmen, andaj klubi ka vendosur për 5 vite ta mbaj nën 'petkun premtues'.
Taulant Haliti, 18 vjeç, i lindur më 20.03.2001 në Podujevë, i gjatë 1.86 m ka qenë pjesë e KF Ramiz Sadikut, ku u shpall kampion në regjionin e Prishtinës dhe kampion i Kosovës.
Taulanti u shpall futbollisti më i mirë në vitin e kaluar për kategorinë U-17 të Kadetëve", bëhet e ditur nga Llapi.