Kampionet sfidohen nga Liria

Futboll

Kampionet sfidohen nga Liria

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 18:24
Kampionet sfidohen nga Liria

Në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për kampionatin e ri. Anëtarja e KE-së, Vjollcë Krasniqi, ka bërë të ditur se në këtë edicion Liga e Femrave do t’i ketë 12 skuadra, derisa me kërkesë të klubeve u vendos që edicioni i ri të nisë më 24 gusht, e jo siç ishte paraparë më herët më 17 gusht.

Pas diskutimeve me përfaqësuesit e klubeve për mënyrën e organizimit sa më të mirë. Në hapje të edicionit të ri, kampionet e Kosovës, Mitrovica, do të luajnë mysafire e Lirisë në Prizren.

Në bazë të shortit në javën e parë do të takohen: Jakova-Drenica, Intelektualet-Vizioni, Feronikeli-Bazeli 2015, Malisheva-Kosova (P), Llapi-A&N dhe Liria-Mitrovica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat