“United duhej ta zëvendësonte Lukakun”

Futboll

“United duhej ta zëvendësonte Lukakun”

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 15:01
Romelu Lukaku

Legjenda e Manchester United, Paul Ince ka thënë se klubi duhet ta zëvendësonte Romelu Lukakun.

Lukaku u transferua në Inter këtë verë, duke i lënë “Djajtë e Kuq”, pa ndonjë qendërsulmues.

“Do të jetë vështirë pa Lukakun, pavarësisht faktit se fansat nuk e donin, gjithmonë shënonte gola. Kjo do të bëjë presion të madh te Marcus Rashford dhe Anthony Martial. Rashford duhet të mundohet të shënoj 20-25 gola në sezon dhe nuk besoj që ai mund të bëjë këtë gjë”, deklaroi Ince.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat