Kloop: Për të fituar Superkupën e Evropës duhet të jemi lakmitar - Bota Sot
Kloop: Për të fituar Superkupën e Evropës duhet të jemi lakmitar

Futboll

Kloop: Për të fituar Superkupën e Evropës duhet të jemi lakmitar

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 15:42
Jurgen Kloop

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop ka folur para ndeshjes së superkupës e cila zhvillohet nesër.

Gjermani ka thënë se nëse dëshirojnë të fitojnë Super Kupën, duhet të jenë lakmitar.

“Është shumë e rëndësishme, nuk kam dyshim. Pasi fituam Ligën e Kampionëve, jetuam një muaj shumë të mirë, ku të gjithë na donin. Është e bukur por ndonjë herë kjo gjë ta merr fuqinë. Duhet të bëjmë më të mirën. Duhet t’i bind lojtarët se gjithçka është e mundur. Nuk e kam parë prej afër Kupën e Evropës, pasi disa herë arriti aty, mirëpo humba. Kjo do të jetë një finale për mua”, deklaroi Klopp.

Ndeshja e Superkupës së Evropës mes Liverpoolit dhe Chelseat zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në Stamboll.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...