Ibrahimovic nuk ka përjetuar diçka të tillë, pritet reagimi - Bota Sot
Ibrahimovic nuk ka përjetuar diçka të tillë, pritet reagimi

Futboll

Ibrahimovic nuk ka përjetuar diçka të tillë, pritet reagimi

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 17:39
Zlatan Ibrahimovic

“Unë jam një Ferrari në mesin e kaq shumë Fiat-ëve”. Kjo është fjalia e Ibrahimovic, që të gjithë në MLS, nga lojtarët deri tek trajnerët, madje edhe menaxherët e rrjeteve sociale të klubeve, e mbajtën shënim. Në javët e fundit, suedezi e kishte përdorur këtë krahasim për të përcaktuar dominimin e tij në kampionatin e Amerikës së Veriut, por pasi humbi derbin e Los Angeles, Ibra ka rënë në heshtje.

Kundër DC United mbërriti humbja e tretë radhazi për LA Galaxy, me gjigantin suedez që ende nuk po arrin të shënojë gola.

Përgjigjja ironike e fitimtarëve të derbit për të në mediet sociale ishte e gatshme:

“Ferrari Ibrahimoviç”, i imobilizuar dhe i gatshëm për t’u larguar, i cili nuk dihet nëse do të shfryjë ndaj dikujt tjetër, pas fjalëve më të fundit fyese për strukturën e kampionatit (MLS)”.

Kurioziteti tani është mbi përgjigjen e mundshme të Zlatan në deklaratat e ardhshme, por ndërkohë, në fushë po dalin në pah vështirësitë e suedezit. Skuadra e tij ka rrëshqitur në vendin e pestë të Konferencës Perëndimore.

Ai nuk ka shënuar në ndeshjet e fundit. Nga 15 goditjet e bëra kundër DC United, vetëm njëra prej tyre ka përfunduar në kuadrat.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...