Skuadra e futbollit Ferizaj pas prezantimit të tetë futbollistëve në ditën e djeshme, sot ka prezantuar edhe katër emra të rinj dhe të gjithë nga Gana!
“Ferizaj, skuadra jonë ka prezantuar 4 transferimet e reja nga Gana.
Asamoah Samuel (mesfushor), Prince Kwabena Owsu (qendër-mbrojtës), Nupaya Alhassan (Qendër-mbrojtës) dhe Okyere Rockson (sulmues) janë përforcimet e radhës të klubit.
Ne si klub presim shumë nga këta futbollistë, të cilët ishin ndër më të mirët në klubet e tyre, së bashku edhe me futbollistët që kanë qenë pjesë e klubit tonë edhe në sezonin e kaluar dhe me transferimet e reja, besojmë që do të jemi skuadër stabile”, bëhet e ditur nga Ferizaj.