Po kush jeni Ju që sot në Kosovë do ta çoni lart Flamurin e Serbisë dhe me lejen e kujt... - Bota Sot
Po kush jeni Ju që sot në Kosovë do ta çoni lart Flamurin e Serbisë dhe me lejen e kujt...

Futboll

Po kush jeni Ju që sot në Kosovë do ta çoni lart Flamurin e Serbisë dhe me lejen e kujt...

Nga: Kemajl Goca Më: 17 gusht 2019 Në ora: 12:49
Logo e klubit ilegal

Sot është e shtunë, 17 gushti dhe ka kohë që është paralajmëruar se në stadiumin “Marakana e vogël” në Zubin Potok, sot do të luhet takimi mes Mokra Gorës dhe Trepçës fantome,  në kuadër të javës së parë të Ligës së Tretë të Serbisë, Grupi i Perëndimit në futboll.

Po kush jeni Ju që sot në Kosovë do ta çoni lart Flamurin e Serbisë dhe me lejet e kujt...

Serbët sot kanë festë futbolli për derbin e turpshëm që e luajnë në shtetin e Kosovës. Te dyja ekipet janë të Kosovës, por nuk njohin institucionet tona, por punojnë me program të Federatës së Futbollit të Serbisë.

UEFA duhet sa më shpejt të ndërmarr masa ndëshkuese dhe t’i ndëshkojë Federatën e Futbollit të Serbisë dhe të gjithë akterët e përzier në garat ilegale dhe që e organizojnë në një shtet tjetër.

Sot luhet derbi i turpit, derbit ku aty do të ketë gjithçka serbe dhe sigurisht edhe provokimet nuk do të mungojnë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...