Coutinho nuk ia mbush syrin ish-trajnerit gjerman - Bota Sot
Coutinho nuk ia mbush syrin ish-trajnerit gjerman

Futboll

Coutinho nuk ia mbush syrin ish-trajnerit gjerman

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 22:13
Philippe Coutinho

Braziliani Philippe Coutinho, që u huazua nga Barcelona në Bayern Munich, bëri bujë si lajm në mediat botërore.

Por ish-trajneri i Gjermanisë, Berti Vogts, ka ngritur dyshime rreth kalimit të Philippe Coutinhos në Bayern Munich, duke thënë se braziliani nuk mund të jetë më një yll botëror siç ishte dikur.

“Në shikim të parë, huazimi i Coutinhos është transferim i madh për Bundesligën”, tha Vogts për t-online.de.

“Por dua të ngre një pyetje: Përse një 27-vjeçar po largohet nga një klub botëror si Barcelona? Sepse ai është dorëzuar nga shpresa për të triumfuar atje. Mbase ai nuk është yll botëror, por një lojtar i cili – ndoshta në sezonin e ri – do të ishte zëvendësues për Barcelonën”, theksoi ai.

27-vjeçari iu bashkua Bayernit të hënën si lojtar i huazuar për një vjet nga Barcelona, me kampionin gjerman që ka mundësinë ta blejë atë në fund të sezonit për 120 milionë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...