Çfarë ka biseduar ambasadori britanik me drejtuesit e FC Prishtina? - Bota Sot
Çfarë ka biseduar ambasadori britanik me drejtuesit e FC Prishtina?

Futboll

Çfarë ka biseduar ambasadori britanik me drejtuesit e FC Prishtina?

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 15:10
Çfarë ka biseduar ambasadori britanik me drejtuesit e FC Prishtina?

Klubi i futbollit me renome Prishtina, gjegjësisht kryetari Remzi Ejupi, së bashku me nënkryetarin Ahmed Kurtolli dhe drejtoreshës për marketing, Shkenca Goçi, sot kanë pritur në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe, z. Ruairi O’Connell si dhe drejtorin në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Ibër Alaj.

Palët u njoftuan konkretisht me infrastrukturën sportive në vend dhe atë të klubit konkretisht.

Pas bisedave, palët u akorduan që FC Prishtina, në vendin ku posedon për kompleks sportiv, t’i ndahet dhe të ndihmohet Federata e Ragbit e Kosovës.

Kurse, z. Ambasador O’Connell, njëherësh kryetar i Federatës së Ragbit të Kosovës, ka premtuar, për aq sa ka fuqi, do të ndihmoj palët në implementimin, e sidomos, ndërtimit të kompleksit të klubit në Bërnicë, njofton FC Prishtina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...